Dashi
Sot do të keni një nuhatje të mirë për biznes, por më pak për të përmirësuar raportet tuaja me partnerin. Në mbrëmje, mblidhu për darke me miqtë e tu.
Demi
Ndonjë skenë xhelozie sot mund të shtojë tensionin me partnerin tënd. Këshilla për ty është që të mos të reagosh në mënyrë të ashpër. Ji diplomat.
Binjakët
E shtuna është dita ideale për të kaluar disa momente të gëzueshme, që do të shoqërojnë edhe ndjenjat personale.
Gaforrja
Për këtë fundjave mundohu që të heqësh mendjen, duke i larguar mendimet negative. Duhet të jesh gjithmonë krenar për besnikërinë tëndë karshi personave të tjerë.
Luani
Mundohu që të shkarkosh stresin e grumbulluar gjatë javës. Bëni shëtitje të gjata, mirë do të ishte kontakti me natyrën. Ki besim te vetja.
Virgjëresha
Përmirëso raportet në çift. Për zemrat e vetmauar, yjet favorizojnë takimet rastësore.
Peshorja
Falë fluksit pozitiv të hënës, miqtë e Peshores mund të mbështeten tek një qetësi e fortë e brendshme si dhe mundësi për të kaluar momente të bukura.
Akrepi
Do të çoheni me bateri të karikuara, dëshirë për të gjetur një kompromis me partnerin. Ndoshta keni nevojë për të pasur një periudhë reflektimi.
Shigjetari
Yjet favorizojnë takime të reja. Nëse dikush ka bërë një sherr me ju, atëherë telefonojini për të pirë diçka.
Bricjapi
Organizoni një piknik jashtë shtëpie, mundoheni që të qëndroni në shoqërinë e të dashurve tuaj. Në mbrëmje pini një çaj bliri për qetësim.
Ujori
Do të jeni racionalë dhe të vendosur për të arritur objektivat tuaja. Në fushën e ndjenjave, mos këmbeni një tërheqje fizike për dashurinë e jetës tënde.
Peshqit
Në ditët e ardhshme mund të beson te diskrecioni i miqve tuaj. Në mbrëmje mendoni vetëm për t’u argëtuar.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”





