30 prill 2015 – Deputeti rebel Ben Blushi kërcënon nga emisioni “Opinion” kolegun e tij socialist, Taulant Balla. Ky i fundit ishte një ndër socialistët që iu kundërvunë Blushit për kritikat e tij ndaj qeverisë, duke i thënë se “Blushi po bëhej si Saliu”. Pas kësaj deklarate, Ben Blushi iu përgjigj në emisionin e Blendi Fevziut se, Balla duhet ta mbyllë gojën. “Kam 20 vjet në jetë publike dhe nuk kam qenë kurrë me Saliun. Ai duhet të mbyllë gojën e mos të flasë më tepër”, kërcënoi Blushi, duke u shprehur se si Balla ka shumë ballistë në PS.

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”