Lituania ka përgatitur plane evakuimi për qytetarët përballë kërcënimeve nga Rusia. Kryeministri Mindaugas Sinkevičius tha për BBC-në se vendi po përgatitet për një sërë skenarësh dhe se nuk do të dorëzohet në rast sulmi.

Nëse sulmohemi, ne do të kundërsulmojmë… do të angazhohemi”, deklaroi Sinkevičius, duke shtuar se autoritetet kanë plane edhe për evakuimin e qytetarëve të moshuar nga qytetet.

Kryeministri tha se Lituania ndihet “vazhdimisht e kërcënuar” nga Rusia, veçanërisht pas incidenteve me dronë në hapësirën ajrore të vendit.

Një javë më parë, avionët luftarakë të NATO-s rrëzuan një dron që kishte hyrë në hapësirën ajrore lituaneze. Origjina e tij nuk është konfirmuar, ndërsa ministri lituanez i Mbrojtjes tha se droni kishte ardhur nga drejtimi i Bjellorusisë.

Lituania është anëtare e NATO-s dhe ndan kufi me enklavën ruse të Kaliningradit.