28 prill 2015 – Kandidatët e Shijakut kanë një garë të fortë mes tyre. Nuk bëhet fjalë vetëm për të marrë PD-ja qytetin e demokracisë, pasi socialistët e kanë drejtuar për disa mandate.

Por dhe për faktin se si kandidati i PS-së, Ardian Kokomani, ashtu dhe ai i PD-së, Redi Saraçi duhet të përballen me një bashki të gjerë. Shijaku, me ndarjen e re territoriale përfshin edhe komunën e madhe të Xhafzotajt, Maminasin, Gjepalajn, etj.

Kokomani ka një sfond me arsim policor, ndërsa Saraçi profil mjekësor.

Të dy kanë nisur takimet me elektoratin, duke prezantuar projektet që kanë për Shijakun.

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”