27 prill 2015 – Një 25-vjeçare nga Pakistani, Shabana Bibi, vendosi të shkonte te motra e saj pa i marrë më parë leje burrit dhe ky veprim i kushtoi asaj jetën.

Viktima vdiq më 18 prill nga djegiet e rënda që kishin prekur 80 për qind të trupit të saj, pas sulmit të tmerrshëm nga burri dhe vjehrri i saj.

Prestigjiozja britanike “Daily Mail” shkruan se, bashkëshorti thirri babanë e tij, i cili e dhunoi rëndë 25-vjeçaren, ndërsa më pas i vunë flakën me benzinë.

Ndërsa, vëllai i të ndjerës thotë se Shabana gjatë tri viteve të martesës ka qenë një viktimë e dhunës në familje dhe arsyeja për këtë ishte se çifti nuk mund të kishte fëmijë.

Ai kërcënon se do të vetëvritet nëse nuk vendoset drejtësia në vend për motrën e tij. Autorët e krimit makabër, burri dhe vjehrri u arrestuan, por ai mendon se ata nuk do të dënohen.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/