25 prill 2015 – Sadije Berishës, ish-gruas së Shkëlzen Berishës it i ka ardhur në majë të hundës me përdorimin e historisë së saj personale për qëllime politike.
Në seancën e fundit parlamentare, gjatë debateve Veliaj-Berisha, ish-kryeministri Berisha përmendi dasmën madhështore të ministrit në largim në kalanë e Gjirokastrës, dhe më pas Veliaj i'u kthye duke i thënë se në familjen e tij nuk martoheshin me kushërinj (në rastin konkret e kishte fjalën për ish-martesën e Shkëlzenit dhe Sadijes, të cilët kanë lidhje gjaku mes tyre).
Ka qenë kjo deklaratë e Veliajs që ka revoltuar Sadije Berishën nga Suedia, ku nëpërmjet një statusi në Facebook, të shkruar në gjuhën angleze, u drejtohet me tone të ashpra politikanëve shqiptarë që i konsideron si gra thashethemexhie dhe grindavece.
Mesazhi i Sadije Berishës:
“Tani në Shqipëri ka zgjedhje, dhe unë e di nga përvojat e mëparshme se kjo nënkupton shumë hedhje balte. Por uroj (sigurisht kjo është thjesht dëshira ime) që si burra të rritur, të edukuar dhe të fortë që janë, politikanët e të dyja krahëve, të arrijnë të paktën një herë, të përqendrohen në atë ç’ka është më e mira për njerëzit dhe për vendin ku jetojnë! Në vend që të sillen si deri tani, si gra thashethemexhesha duke përhapur zëra të pabazuara dhe pa asnjë fakt, që dëmtojnë fëmijë të pafajshëm dhe familjet e tyre. Unë kam dy pyetje për këta “Burra” të fuqishëm: Si ju zë gjumi natën kur merreni me këto gjëra? A ju bën të ndiheni krenarë sjellja si gra grindavece, në vend të 'Burrave' që përfaqësojnë vendin e tyre?
Unë nuk kam absolutisht asnjë thashethem për të përhapur mbi ju, sepse nuk ju njoh personalisht, dhe refuzoj t’iu gjykoj vetëm mbi zëra. Dhe nuk mbaj asnjë anë, por Zot i madh, nuk besoj se kam ofenduar ndonjëherë ndonjërin prej jush. Nëse e kam bërë diku, ju lutem pranoni ndjesën time, se nuk e kam pasur kurrë me dashje. Fat të mbarë në zgjedhjet e ardhshme! Por lutjet e mia shkojnë për popullin që vuan varfërinë dhe papunësinë, teksa burrat në pushtet, apo që duan të vijnë në pushtet, e kalojnë kohën me logje të ulëta”.
/S.L. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/