24 prill 2015 – Kim Kardashian, showgirl amerikane ka nderuar paraardhësit e saj armenë, në 100 vjetorin e gjenocidit nga pala turke. Bashkë me motrën, Kourtney ajo mbërriti në Armeni, duke vendosur lule në varret e të parëve të saj e më pas zhvilloi dhe një takim me kryeministrin armen. Për Kim Kardashian, gjenocidi duhet të pranohet botërisht.

 

Prej disa javësh bota është përfshirë nga debati për njohjen apo jo të gjenocidit. Gjatë periudhës së Luftës së Parë Botërore, ushtarët turq akuzohen se vranë 1.5 milion armenë. Nga pala turke nuk është njohur si gjenocid, por si viktima të një lufte civile.

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”