24 prill 2015 – Pas arrestimit të avokatit nga Durrësi, 62-vjeçari Ilir Malindi, i akuzuar për “Përndjekje” ndaj gazetarit aq shumë të përfolur në media këto ditë, Sokol Balla, policia e Durrësit ka sekuestruar telefonët e tyre me qëllim analizimin e SMS-ve të shkëmbyera mes tyre.

Shkëmbimi i mesazheve fyese dhe kërcënuese mes avokatit dhe gazetarit ka ndodhur kohë më parë, por denoncimi është bërë vetëm pasi Ilir Malindi publikoi në rrjetet sociale bisedën me Sokol Ballën.

Megjithëse është Balla ai që ka bërë denoncimin në polici, edhe avokati durrsak pretendon se është viktimë e kërcënimeve dhe sulmeve nga ana e Ballës.

Bisedën mes Ballës dhe avokatit mund ta gjeni këtu: Ja mesazhet e turpshme mes avokatit durrsak dhe Sokol Ballës

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/