23 prill 2015 – Showgirl italian Alba Parietti e ka quajtur raciste, injorante dhe naziste deputeten Daniela Santache, e cila kërkoi mbytjen e emigrantëve që po synojnë perëndimin. Sipas deputetes së partisë së Berluskonit, të gjitha anijet duhet të mbyten në det, ashtu siç u mbytën shqiptarët në ’97.

“Nuk dua të dëgjoj më për Santache. I fal ata fatkeqët që shkruajnë në rrjetet sociale me të njëjtën gjuhë, por jo atë”, deklaroi Parietti në një emision në Radio 24 në Itali.

 

Gjuha e ashpër e deputetes italiane erdhi pas tragjedisë në Mesdhe ku u mbytën mbi 700 klandestinë e pas pak orësh dhe 200 të tjerë në Egje.

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”