Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në Kroaci, ku një autobus me targa të Kosovës ka dalë nga rruga dhe për pasojë 10 pasagjerë kanë humbur jetën, ndërsa më shumë se 30 persona janë transportuar në spital.

Mediat kosovare raportojnë se autobusi ishte i mbushur me shqiptarë të Kosovës që ishin nisur nga Frankfurti drejt Prishtinës, ndërkohë që sipas hetimeve paraprake, dyshohet se aksidenti ka ardhur për shkak se shoferin e ka zënë gjumi në timon.

Shefi i Policisë Rrugore, Franjo Galic i cili ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes deklaroi se ky është një aksident shumë i rëndë automobilistik.

“Një nga më të vështirët me të cilët jam përballuar”, ka thënë ai.