Pas ngjarjes tragjike që ndodhi ditën e sotme në Kroaci ku një autobus nga Kosova u aksidentua, ka reaguar edhe kryeministri koat, Andrej Plenkoviç i cili ka ngushëlluar popullin e Kosovës pas aksidentit të rëndë në Slavonski Brod.
“Me trishtim të madh morëm lajmin për një autobus që u aksidentua afër Slavonski Brod në të cilën humbën jetën 10 persona. Mendja jonë është te familjet e viktimave, autoritetet dhe popullin e Kosovës, të cilëve u shprehim ngushëllimet tona të thella. Shpresojmë që pasagjerët e lënduar të shërohen më shpejt”,- ka shkruar kryeministri kroat Andrej Plenkoviç në “Twitter”.
Ai ka thënë se ka biseduar me Ministrin e Brendshëm të Kroacisë, Davor Bozhinoviç dhe me atë të Shëndetësisë, Vili Berosh. Ata janë nisur për në Slavonski Brod për të kuptuar nga afër gjendjen.





