Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka reaguar pas konfirmimit zyrtar se varianti Delta i virusit Covid-19 po qarkullon në Shqipëri.

Përmes një postimi në Facebook, Manastirliu bën thirrje që të repsektohen rigozorisht masat parandaluese, si dhe izolim i menjëhershëm në rast dyshimi dhe konfirmimi i virusit COVID-19.

Mbi të gjitha, ajo apelon qyqarët që të vaksinohen, si e vetmja “armë” për të frenuar përhapjen e virusit në vend.

POSTIMI I PLOTË

Konfirmimi i prezencës së variantit Delta në Shqipëri, nga laboratori i referencës Charite në Berlin, kërkon nga të gjithë respektim rigoroz të masave parandaluese, izolim të menjëhershëm në rast dyshimi dhe konfirmimi të virusit #Covid19 dhe mbi të gjitha:VAKSINIM • VAKSINIM • VAKSINIM, si arma më e fuqishme për të frenuar përhapjen e virusit dhe për të shpëtuar jetë!

#VaksinohuSOT

#KohaËshtëTANI

#ShqipëriaBuzëqesh