Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit sa i përket situatës së Covid-19 në vendin tonë.

Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit, në vend janë regjistruar 22 raste të reja ndërsa nuk raportohet për viktima.

Nisur dhe nga fakti që varianti Delta i virusit është duke qarkulluar në vend, MSH apelon qytetarët që të vaksinohen, si një nga mënyrat më efikase për të parandaluar përhapjen e pandemisë.

Njoftimi i plotë i MSH:

Nisur nga konfirmimi i qarkullimit të variantit Delta në Shqipëri, MSHMS apelon qytetarët të vaksinohen sa më parë, për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Varianti Delta i infeksionit Sars-Cov2 është varianti më i transmetueshëm, ndaj respektimi i masave të distancimit fizik, vendosja e maskave në ambientet e brendshme dhe higjena, janë thelbësore për kufizimin e përhapjes së virusit.

Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 4,078 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 22 qytetarë, në këto bashki: 4 raste në Elbasan, 3 raste në Tiranë, Kurbin, Kukës, 2 raste në Lezhë, Gjirokastër, Dimal, 1 rast në Kavajë, Vlorë, Fushë- Arrëz.

Aktualisht janë 280 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 9 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,139 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (25 korrik 2021)

  • Raste të reja ditore 22
  • Të shëruar në 24 orë 14
  • Të shtruar në spitale 9
  • Humbje jete në 24 orë 0
  • Testime ditore 4078
  • Testime totale 879,340
  • Raste pozitive 132,875
  • Raste të shëruara 130,139
  • Raste Aktive 280
  • Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë 98
  • Elbasan 30
  • Kukës 29
  • Vlorë 26
  • Lezhë 26
  • Durrës 18
  • Shkodër 17
  • Fier 14
  • Berat 13
  • Korçë 6
  • Gjirokastër 3