Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në spitalin e Slavonski Brod, në Kroaci, Josip Samarxhiç ka folur për gjendjen e të plagosurve në aksidentin tragjik të një dite më parë.

Sipas Samarxhiç, 42 pasagjerë kishin kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa 15 prej tyre janë në gjendje të rëndë për jetën.

Ne i mbajtëm ata në trajtim. 15 prej tyre kanë lëndime të rënda trupore, dhe dy të plagosur janë vendosur në njësinë e kujdesit intensiv dhe po kryhen të gjitha procedurat e kujdesit intensiv. Katër u operuan. Ne vazhdimisht po monitorojmë situatën”, tha ai në Dnevnik N1.

Bëhet me dije gjtihashtu se për të miturit të cilët ishin pjesë e aksidentit është ofruar edhe ndihmë psikologjike.

“Ne kemi 15 të mitur, njëri prej të cilëve ka dëmtime serioze. Kemi pasur ndihmë të madhe nga Ministria e Brendshme dhe Ambasada e Kosovës. Ne kemi emrat e njerëzve që janë në spitalin Brod-Posavina”, u shpreh ai.