Komiteti Teknik i Ekspertëve është mbledhur ditën e sotme, pasi dje u konfirmua zyrtarisht se varianti Delta qarkullon në vendin tonë.

 Drejtoresha e ISHP, Albana Fico tha se mostrat e variantit Delta janë gjetur në Tiranë, Lezhë, Shkodër, Peqin, Vlorë dhe Mat.

“Për Deltën, në këto mostra i kemi gjetur në Tiranë, Lezhë, Shkodër, Peqin, Vlorë, Mati në numra të vegjël gjithësesi. E gjithë kjo ka një vlerë të veçantë për atë çfarë kemi thënë vaksinim dhe respektim i masave.

Është një mundësi e shtuar ky komitet sot për të kujtuar se nuk kemi përfunduar me pandeminë, se nëse harruam që jemi në këtë situatë , qarkullimi i Deltës tregon se nuk e kemi mbaruar këtë detyre. Kush dyshon për shenjat të karantinohet, kush ndihet rëndë të telefonojë në 127.

Ky proces, që e kryem për partinë e parë të mostrave , vazhdon që të çojmë mostra, që të monitorojmë këtë proces.Ju kujtoj se nëse keni bërë dozën e parë bëjeni dhe të dytën.Mos harroni, dy doza janë mbrojtje, kanë shanse minimale të preken.