OSBE/ODIHR ka publikuar raportin përfundimtar për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Ndër të tjera në raport thuhet se “Pretendimet për blerjen e votave nga partitë politike ishin përhapëse gjatë fushatës dhe një numër i lartë e hetimesh nisi në këtë drejtim.
Në një numër të kufizuar të qendrave të votimit dhe numërimeve të vëzhguara, procesi ishte kryesisht transparent dhe i qetë.“
Përsa i përket rolit të Presidetit, në raport thuhet “Presioni mbi nëpunësit civilë ishin fusha shqetësuese. Në cilësinë e tij zyrtare, Presidenti bëri fushatë kundër partisë në pushtet”.
Një ditë pas zgjedhjeve OSBE publikoi një raport paraprak, por ky është raporti i fundit nga institucioni i cili monitoroi zgjedhjet.
Bashkangjitur është raporti i plotë:





