Gjykata e Posaçme do të vendosë sot nëse do të hapë hetimet për ish-ministrin e Mbrojtjes të Shqipërisë, Fatmir Mediu. SPAK lajmëroi kohë më parë se kishte prova të reja në dispozicion, të dorëzuara nga familja Durdaj, për ish-ministrin dhe kërkon nga GJKKO që të rihapen hetimet.
Familja Durdaj e cila humbi djalin e mitur në tragjedinë e Gërdecit, e akuzon Fatmir Mediun si një nga personat përgjegjës për humbjen e jetëve të 26 personave në Gërdec, nga shpërthimi i municioneve në bazën e demontimit të armëve.
Sot, në “ditën e gjykimit”, prindërit e 7 vjeçarit Erison Durdaj i janë drejtuar me një letër zyrtarisht Gjykatës së Posaçme, ku i kërkojnë pranimin e kërkesës së SPAK për nisjen e hetimeve ndaj Mediut.
-ndjekja penale është një detyrim i shtetit shqiptar që buron nga konventat ndërkombëtare që kërkojnë hetimin dhe gjykimin e plotë për çdo humbje jete;
– dosja përmban shumë fakte që mund të cilësohen jo vetëm si shpërdorim detyre dhe duke i hapur rrugë gjykimit do të mundësohet një vlerësim i drejtë i të gjithë fakteve penale;
– nëse gjykata ka dyshime se ndonjë dispozitë e ligjeve shqiptare bëhet pengesë për këtë gjykim, të ushtrojë të drejtën për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese për t’i hequr pengesat antikushtetuese.





