Një politikan nga Lituania është dënuar nga gjykata me gjashtë vjet burgim, pasi u shpall fajtor për spiunim për Rusinë.
Gjykata e rrethit Siauliai vendosi gjithashtu që biznesmeni Deimantas Bertauskas, i cili dëshmoi kundër politikanit Algirdas Paleckis, të mos ndiqet penalisht.
Sipas Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, Paleckis dhe një numër i paspecifikuar i shtetasve të tjerë lituanezë kanë mbledhur informacione për inteligjencën ruse, në periudhën kohore midis shkurtit 2017 dhe tetorit 2018.
Paleckis dhe disa shtetas të tjerë lituanezë u arrestuan në dhjetor të vitit 2018 dhe u akuzuan për spiunim për Rusinë, gjë që shkaktoi reagim të ashpër nga Moska.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha atëhere se arrestimet paraqesin “një veprim tjetër rusofobik” dhe “përmbysje të të drejtave dhe lirive demokratike” në Lituani.





