Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e sotme në veri të vendit, saktësisht në qytetin e Lezhës.

Sipas të dhënave paraprake të Qendrës Euro-Mesdhetare të Sizmologjisë (EMSC), epiqendra ka qenë vetëm 9 kilometra në perëndim të Lezhës.

Intensiteti paraprak i regjistruar është 4.2, i Shkallës Rihter ndërkohë që është ndjerë nga banorët e asaj zone.

Tërmeti është ndjerë dhe në qytetin e Durrësit por në një intensitet më të ulët.