Lëkundje të fuqishme tërmeti me magnitudë 8.2 janë regjistruar këtë të enjte në Alaskë, duke ndezur alarm për cunami.

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se tërmetit ka ndodhur në orën 22:15, dhe epiqendra e tij ishte në një thellësi prej 35 kilometrash.

Në aplikacionin EMSC, banorët e ishullit Codiac që është 400 kilometra larg epiqendrës, raportojnë se lëkundjet e fuqishme janë ndjerë në muret e shtëpisë së tyre.

Tërmeti i parë i fuqishëm, ka pasuar me dy të tjerë, me fuqi prej 6.2 dhe 5.6 ballë të shkallës Rihter. Për fat të mirë, deri më tani, nuk ka raportime për viktima apo të lënduar.

Autoritetet amerikane thanë se po vlerësojnë  nivelin e rrezikut të cunamit në zonat e tjera bregdetare amerikane dhe kanadeze të Oqeanit Paqësor.