Katër persona kanë humbur jetën në Turqi si pasojë e zjarreve të mëdha që kanë goditur zonat pyjore në jug të vendit, në 8 rajone. Mediet turke raportojnë se dhjetëra fshatra janë evakuuar. 

Sipas asaj që shkruajnë mediat prestigjioze ndërkombëtare më shumë se 4,000 zjarrfikës, të mbështetur nga helikopterë dhe aeroplanë, janë vënë në gatishmëri dhe po luftojnë me flakët, që siç mund të shihen në pamje duken si një ferr i vërtetë.

Zjarret kanë përfshirë zonat si Manavgat, Alanya, Adana, Mersin, Bodrum dhe Marmaris. Për tu ardhur në ndihmë forcave turke për shuarjen e flakëve gadishmëri kanë shprehur edhe Greqia dhe Azerbajxhani.