Policia e Durrësit njofton se ka arrestuar drejtuesin e mjetit që aksidentoi për vdekje këmbësorin e moshuar.
Ngjarja e rëndë ndodhi një ditë më parë te mbikalimi i Fllakës.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 52 vjeç, banues në Tiranë, pasi më datë 25.02.2021, në orën 14:55, në autostradën Durrës-Tiranë, tek mbikalimi i Fllakës, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin Q. B., 82 vjeç, i cili për pasojë ndërroi jetë.”, njoftojnë burimet zyrtare.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.





