Një person dyshohet se është mbytur në akuariumin e portit të Durrësit. Nga burime jozyrtare mësohet se ngjarja e rëndë është konstatuar mbrëmjen e të enjtes rreth orës 22:00.
Forcat e policisë dhe punonjës të mjeteve detare po punojnë për gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të viktimës. Dyshohet se viktima ka qenë marinar, me origjinë nga Berati.
Nga ana tjetër, lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe Policia e Durrësit, e cila njofton se:
“Ju bëj me dije se deri në këto momente në sallën Operative të DVP Durrës dhe në sallën e Kufirit Durrës, nuk kemi asnjë informacion për ndonjë të mbytur.”





