4 personazhe të njohur të botës së krimit do të vazhdojnë të qëndrojnë në qelitë e regjimit të posaçëm “41 Biss”.
Prokuroria e posaçme duke iu referuar informacionit të marrë nga strukturat e tjera përgjegjëse ligjzbatuese në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Brendshme kërkuan zgjatjen e afatit të regjimit të posaçëm për 4 nga 7, të burgosurit që ishin më herët.
Për këtë arsye Ministria e Drejtësisë urdhëroi që Arbjon Aliko, Endrit Qyqja, Emiljano Shullazi dhe Genci Balla, të qëndrojnë në qelitë e regjimit të rreptë edhe për një vit tjetër.
Ndërkohë ka përfunduar regjimi i posaçëm për Blerim Shullazin, Gilmando Danin dhe Endrit Zelën, 3 anëtarët e grupit Shullazi. Pas marrjes së këtij vendimi Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka nisur punën për ekzekutimin e tyre.





