Kreu i Antiterrorit, Gledis Nano në një prononcim për mediat, ka treguar detaje nga terreni në lidhje me operacionin e riatdhesimit të 19 shqiptarëve nga një kamp në Siri.
Nano tha se janë rreth 30 persona të tjerë në kamp Al Hawl, ndërsa theksoi se pjesa e tyre nuk janë bashkëpunues me strukturat, për të ndihmuar për rikthimin e tyre në atdhe.
“Janë rreth 30 persona të tjerë në kamp Al Hawl. Pjesa më e madhe e personave nuk bashkë-punuan. 5 gra dhe 14 fëmijë u riatdhesuan nga Siria në vendin tonë. Sa i takon atyre që kanë ikur për luftë, një pjesë e tyre janë larguar dhe fshehur në terren, dhe një pjesë mund të kenë humbur jetën si pasojë e luftimeve. Ne do të vazhdojmë punën tonë, se kemi ndaluar asnjëherë. Është një proces që paralelisht me ndërhyrjen tonë, është procesi i integrimit. Ndaj kërkon kohë. Pjesa më e madhe të tjerëve janë në Al Hol. Nuk janë bashkëpunues, i fshihen punonjësve që të bashkëpunojnë per rikthimin e tyre”, tha ai.





