Vendi ynë do të vazhdojë të dominohet nga temperaturat e larta edhe në këtë ditë të parë të gushtit.
Parashikohet që pasditja të jetë me kthjellime bregdeti dhe zonat e ulëta, ndërsa vranësira të lehta do të shfaqen në zonat përgjatë kufirit lindor.
Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes dhe rriten në mesditë duke u luhatur në ekstremet e tyre, nga 16°C në vendet malore deri në 41°C në vendet e ulëta.
Era pritet të fryjë e lehtë deri në mesatare.





