Pamjet që vijnë nga vendngjarja e aksidentit tragjik të regjistruar rreth orës 14.55, në autostradën Durrës-Tiranë, pranë mbikalimit të Fllakës janë të rënda.
I aksidentuari për vdekje shtrihet në mes të autostradës, ndërkohë që pranë tij është edhe automjeti që u përfshi në aksident.

Policia e Durrësit njoftoi më herët, se viktima rreth 60 vjeç, nuk është identifikuar ende.
“Më datë 25.02.2021, në orën 14:55, në autostradën Durrës-Tiranë, tek mbikalimi i Fllakës, një mjet me drejtues shtetasin E. B., 52 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin, një shtetas ende të pa identifikuar rreth 60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme”,- thotë policia në njoftimin e saj.