Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori ka ndodhur mesditen e sotme në Durrës.
“Më datë 25.02.2021, në orën 14:55, në autostradën Durrës-Tiranë, tek mbikalimi i Fllakës, një mjet me drejtues shtetasin E. B., 52 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin, një shtetas ende të pa identifikuar rreth 60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.”– njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.





