Moderatorja sportive, Hygerta Sako ka zgjedhur t’i urojë ditëlindjen nënës së saj duke publikuar disa foto në rrjete sociale.
Ish-miss Shqipëria, e shpallur në vitin 1995, duket se bukurinë e ka trashëguar nga e ëma, pasi ngjashmëria mes tyre vihet re edhe në postimet në Instagram.
Hygerta vendosi dy foto të nënës së saj krah njëra-tjetrës për të treguar si dukej më parë e si duket tani.
“55 vjet diferencë, por ti je më e bukur se kurrë. Gëzuar ditëlindjen flokëbardha ime! Më ka bekuar Zoti me një nënë si ty!”, shkroi Hygerta krahas fotos.
Moderatorja publikoi edhe një imazh tjetër në Instastory ku shfaqet e përqafuar nga e ëma, teksa të dyja buzëqeshin përpara kamerës. Krahas saj, ajo shkroi: “Rina balerina ime, edhe 100 vjet mamush!”.





