Ricardo Salinas Pliego, presidenti i klubit të futbollit Mazatlan FC, ka deklaruar se klubi i tij ka fuqinë t’i blejë në të njëjtën kohë Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.Shumë ekipe janë hedhur në sulm për Lionel Messin, tashmë lojtar i lirë, pasi zyrtarisht u largua nga Barcelona.

Paris Saint-Germain është më favoriti për ta marrë 34-vjeçarin, që në të kaluarën me ta është lidhur edhe emri i Cristiano Ronaldos, por vështirë se mund t’i afrojë që të dy.Megjithatë, këtë mund ta bëjë klubi i Meksikës. Presidenti i Mazatlan FC shkroi në ‘Twitter’;

“Jam duke menduar të ftoj Messin të bashkëpunojë me Mazatlan”.Kur një ndjekës shprehu dyshimin se Mazatlan mund të merrte yllin e Argjentinës, Salinas Pliego u përgjigj: “Do të sjellë edhe të tjerë, Cristiano Ronaldon gjithashtu”.

Ai pastaj postoi imazhe nga jashtë stadiumit të klubit, duke shtuar: “Ata tashmë po bëjnë gati fanellën e Leo Messit”.

Natyrisht, Salinas këtu ka dashur vetëm të marrë vëmendje pasi një gjë e tillë është pothuajse e parealizueshme, sidomos për një ekip të Meksikës.