Pas lotëve me të cilët i dha lamtumirën Barcelonës, Lionel Messi nuk ka humbur për të udhëtuar drejt Parisit.

Ndërsa pritet konfirmimi zyrtar nga ana e PSG lidhur me transferimin e tij, ylli i Argjentinës është pritur me brohoritje dhe entuziasëm nga tifozeria në aeroportin e Parisit.

Veshur me një bluzë që mban shënimin “Këtu jemi në Paris”, Messi i ka përshëndetur francezët që duket se nuk humbën kohë për ta mirëpritur futbollistin, që tashmë do të luajë në Francë për një kontratë që shkon në 35 milionë euro për sezon.