Ky është i riu shqiptar, Jetmir Kurtsmajlaj i cili një ditë më parë qëlloi me thikë ish-të dashurën e tij greke në Itali.
Mësohet se i mbuluar me lotët e pendesës Kurtsmajlaj ka pyetur prokurorin në lidhje me gjendjen shëndetësore të studentes greke.
“Si është ajo? Më trego si është? Unë nuk doja ta vrisja, thjesht doja ta trembja”, përsëriti ai disa herë.
Ai gjithashtu foli me prokurorin edhe lidhur me ngjarjen e ditës së diel dhe arsyen e sulmit ndaj studentes grek.
“Ajo më kërkoi një takim të shtunën por unë nuk mund të shkoja, ndaj ne u takuam të dielën. Ne ecëm për një kohë të gjatë pastaj i thashë se doja të pija pak ujë, u ngjita sipër në shtëpi dhe pashë thikën dhe vendosa ta ndëshkoja. Mbaj mend goditjen e parë dhe pastaj të fundit dhe asgjë tjetër më pas”, shtoi Kurtsmajlaj.
Sipas mediave italiane, ai pretendon se një mik dhe Georgia, vajza e cila u qëllua prej tij me thikë, po i bënin një komplot atij, duke u munduar ta infektojnë atë me HIV. Megjithatë policia ende nuk ka zbuluar diçka lidhur me këtë.





