Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Thumanë të Krujës, ku një 25-vjeçar ka rënë nga kati i 3-të i banesës dhe ka ndërruar jetë.
“Më datë 14.08.2021, rreth orës 12:15, në fshatin Thumanë, Krujë, dyshohet se ka rënë nga kati i 3-të i banesës së tij shtetasi K. Ç., 25 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të mara ka ndërruar jetë gjatë transportimit të tij për në spital.”, njofton policia në një informacion paraprak.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.





