Policia e Vlorës ka ndërmarrë një aksion ditën e sotme duke ushtruar kontrolle në Selenicë, Kaninë e fshatra të tjerë kryesisht për kanabis dhe persona në kërkim.
Në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë janë shoqëruar 11 persona deri tani për verifikim.
Po kështu janë konstatuar nga kontrollet bimë të mbjella në zona të pyllëzuara, por në sipërfaqe të vogla.





