Një ngjarje e rëndë është shënuar në Durrës këtë mbrëmje.

Një person ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë zjarri, në lagjen nr.12.

Nuk ka ende të dhëna mbi ngjarjen dhe shkakun e plagosjes, as identitetin e personit që është dërguar me urgjencë në spital.     

Nuk është ende e qartë nëse plagosja ka ndodhur, pasi kishte nisur ora policore apo jo. Pritet që policia të dalë me njoftim zyrtar për ngjarjen.