Tenton vetëvrasjen duke u hedhur nga lartësia një 46-vjeçar në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, pak para mesnatës, në zonën e Linzës në Tiranë.

Sipas burimeve zyrtare, në rrugën “Sotir Caci”, në Linzë, është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës, shtetasi E(E). C., rreth 46 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.