Një bandë e krimit të organizuar është “çmontuar” pasi policia gjeti mbetje kanabisi në rrugë të lënë nga njëra nga makinat e tyre. Oficerët gjurmuan automjetin e drejtuar nga shqiptarë për në Hertfordshire të Britanisë, duke zbuluar brenda tij 300,000 paund kanabis.

Një sasi tjetër droge prej 240,000 paund u gjet në fermat e kanabisit të ngritura në tre shtëpi në Harrogate dhe North Yorkshire. Gjashtë persona të gjithë me origjinë shqiptare janë burgosur nga Gjykata Mbretërore në Leeds, pasi u deklaruan fajtorë për prodhimin e kanabisit.

Në pranga përfundoi gjithashtu edhe pronarja e pronave që ata përdorën për kultivimin e lëndës narkotike, një 73 vjeçare britanike.

Të arrestuarit në këtë operacion janë:

Kreu i bandës Visar Sellaj, 33 vjeç, u burgos për gjashtë vjet e nëntë muaj

Kujtim Brahaj, 50 vjeç, u burgos për tre vjet e dy muaj

Indrit Brahaj, 27 vjeç, u burgos për katër vjet e katër muaj

Bledar Elezaj, 36 vjeç, u burgos për tre vjet

Erblin Elezaj, 33 vjeç, u burgos për pesë vjet e dy muaj

Andi Kokaj, 23 vjeç, u burgos për tre vjet

Së bashku me shqiptarët në pranga ka rënë edhe një grua Yoko Banks, 73 vjeç, japoneze pronarja e banesës që ata përdorën për “shtëpi bari”.