Një aksident rrugor ka ndodhur pak orë më parë në qendër të Shëngjinit.

Bëhet me dije se një fëmijë rreth 6-vjeç është përplasur nga një automjet teksa po kalonte rrugën.

Fëmija është transportuar menjëherë në spital.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të  aksidentit.