Ka ndërruar jetë 6-vjeçari i cili u përplas nga makina teksa kalonte rrugën në qendër të qytetit të Shëngjinit.

Bëhet me dije se i mituri ka ndërruar jetë në spitalin e Lezhës pak minuta pas ngjarjes.

Mësohet se fëmija ka qenë i shoqëruar me prindërit dhe në momentin që po kalonin rrugën është shkëputur nga duart.

Sipas mjekëve fëmija ishte në gjendje të rëndë dhe nuk ka mundur të mbijetojë.