Policia greke ka zbuluar një bandë kriminale në Athinë, anëtarët e të cilës ishin shqiptarë.
Tre anëtarët shqiptarë janë autorë të 11 vjedhjeve dhe 1 grabitje në zona të ndryshme të kryeqytetit grek.
Në pranga që më 12 korrik kanë rënë 27-vjeçari Mateo Pasho Sinanllari dhe 30-vjeçari Krist Shefqet Kalemi nga fshati Rom, i Fierit.
Ndërkohë në kërkim është dhe 27-vjeçari Kosta Albert Beqir nga Pogradeci.








