Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në Pogradec, ku një makinë ka dalë nga rruga dhe për pasojë është përplasur me trafik-ndarëset.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Mëmëlisht, ndërsa shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e lartë e mjetit.

Deri tani nuk është raportuar për të lënduar por vetëm dëme materiale.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.