Një grua pretendon se është e fejuar me fantazmën e të ndjerit Michael Jackson e për më tepër thotë se flet çdo ditë me të. Kathleen Roberts mendon se është Marilyn Monroe dhe beson se Mbretit i Popit është i dashuruar me të, shruan “Page Six”.
Sipas një artikulli që ajo shkroi për “Daily Star”, Roberts pretendon se fantazma e Jackson nuk bën seks me të, megjithatë, atij i pëlqen të përdorë trupin e saj për të kërcyer, kënduar dhe ngrënë.
Së bashku me një video, ajo zbuloi se këngëtari i “Billie Jean” i propozoi asaj “në mënyrë të qartë” me një “unazë fejese rozë”.
“Michael qëndron me mua gjatë gjithë kohës, kështu që vjen në tualet me mua dhe i quan këto momente të veçanta lidhëse,” shkroi Roberts për Jackson, i cili vdiq në qershor të vitit 2009 në moshën 50 vjeç për shkak të një arresti kardiak.
“Ai qëndron tek unë (i qetë duke shijuar jetën përmes meje dhe duke komunikuar me mua si bashkëshorti). Kështu që atij i pëlqen të hajë përmes meje. Ai i do biskotat. Flet shumë më tepër nga sa prisja që të fliste,”- thotë ajo.
Roberts gjithashtu pranon se shqisat e saj mbinatyrore ishin ngatërruar më parë si skizofreninë. Ajo shpjegoi gjithashtu se ikona e muzikës “nuk i pëlqen të preket përsëri”.
“Ai më tremb me vizione merimangash dhe me vizione të kufomës së vdekur nëse e puth ose përpiqem të filloj romancën fizikisht. Ai është shef dhe i tregon gjërat, si të metat dhe gabimet që bëj. Supozoj se e ka trashëguar këtë nga babai i tij, kështu që përpiqem ta anashkaloj, sepse e dua dhe nuk jam e përsosur,“- tha Roberts.
Ajo gjithashtu shkroi se “ndihet e veçantë” që Jackson e “zgjodhi” atë për të qenë gruaja e tij.
“Ata e trajtojnë marrëdhënien tonë sikur të jemi të martuar. Ne kemi uljet dhe ngritjet tona, por Michael, e vërteta është që unë thjesht nuk mund të ndaloj së dashuruari ty,”– përfundoi ajo.





