Dy persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi akuzohen se me dhunë kanë kundërshtuar punonjësit e policisë.
Mësohet se në praga kanë rënë shtetasit, Spartak Doda 36-vjeç dhe Artur Ndreca 41-vjeç, të dy banues në Rubik, Mirditë.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në Rubik,Mirditë kanë kundërshtuar me dhunë gjatë ushtrimit të detyrës punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit në Komisariatin e Policisë Mirditë , pas një konflikti me shtetasit G.P dhe M.P, banues në Rubik, Mirditë.
Njoftimi i policisë: Mirditë/ Lezhë
Kundërshtuan me dhunë punonjësit e Policisë, vihen në pranga 2 shtetas.
Gjithashtu, vihet në pranga dhe një drejtues mjeti.
Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve : S.D, 36 vjeç dhe A.N, 41 vjeç, të dy banues në Rubik, Mirditë.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në Rubik,Mirditë kanë kundërshtuar me dhunë gjatë ushtrimit të detyrës punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit në Komisariatin e Policisë Mirditë , pas një konflikti me shtetasit G.P dhe M.P, banues në Rubik,Mirditë.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.





