Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit që përplasi për vdekje 6-vjeçarin ditën e djeshme në Shëngjin të Lezhës.

Bëhet me dije se është vënë në pranga shoferi i furgonit, 56-vjeçari Shtjefen Prenga.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e djeshëm rreth orës 08:45 në qendër të qytetit.

Njoftimi i policisë:

-Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: Shtjefen Prenga, 56 vjeç, banues në Ungrej, Lezhë, pasi në Shëngjin, Lezhë ka aksidentuar një shtetas të mitur, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.