Një palë gërshërë të humbura kanë vendosur në alarm burgun e Drenovës ditën e sotme. Mësohet se gërshërët kanë humbur dy ditë më parë.
Bëhet me dije se në shërbim ka qenë një infermier nga Korça, i cili pretendon se i ka lënë gërshërët tek infermieria, por kur është bërë inventari ato mungonin.
Dyshohet që i burgosuri i sigurisë të lartë Klement Ibrahimi të jetë ai që i ka marrë gërshërët, gjatë kohës kur po merrte serum në spitalin e burgut.
Në këtë burg ndodhet edhe i penduari i drejtësisë Lefter Reçi, i cili ka “spiunuar” Emiljano Shullazin dhe Lul Berishën.
Janë ushtruar kontrolle në çdo i dënuar, por gërshërët nuk janë gjetur ende. Ditën e djeshme mësohet se në IEVP Drenovë kanë shkuar forca operacionale e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe po hetohet lidhur me këtë rast.





