Gjykata e Posaçme e Apelit ka liruar nga burgu ish-juristen e bashkisë Lushnje, Blerta Turku, të arrestuar pas përgjimeve të SPAK.
Nga arrest me burg, për Turkun u vendos arrest shtëpie. Avokati i saj, Andi Hasanaj në një prononcim për një media deklaroi se vendimi i gjykatës vërtetoi pretendimin se ish-juristja nuk ka konsumuar asnjë vepër penale.
“Masa e sigurisë së arrestit me burg, u zëvendësua me arrestin e shtëpisë. Këto janë një hap vërtetimit të pretendimeve tona që shtetësia Blerta Turku nuk ka shkelur ligjin, e vetëm ka zbatuar detyrën e nuk ka konsumuar asnjë vepër penale”, u shpreh avokati.
Turku u arrestuar sëbashku me ish-kryebashkiakun e Lushnjes, Fatos Tushe dhe me 8 zyrtarë të tjerë, në kuadër të një operacioni të SPAK për shpërdorim detyre dhe dhënien e tenderave pa garë.





