Paris Hilton zbuloi të martën gjatë një interviste në “The Tonight Show” me Jimmy Fallon se ajo tashmë ka një fustan nusërie për martesën e saj 3-ditore të planifikuar. Megjithatë, ajo s’do të ketë vetëm 1, por do të ketë gjithsej 10 fustane.

“I dua ndryshimet e veshjeve,” shtoi Paris, megjithëse ajo tha se i fejuari i saj Carter Reum nuk do t’i kushtonte aq shumë rëndësi veshjes sepse, sipas Hilton, ai nuk e mirëmban veten aq shumë sa ajo.

Hilton rrëfeu se procesi i planifikimit të dasmës së saj gjigante, megjithëse ka qenë mjaft stresues, ia ka vlejtur sepse do të jetë diçka mjaft e veçantë.

“Do të jetë diçka e veçantë, në ato tre ditë do të ndodhin plot gjëra interesante”, ka rrëfyer ajo.

Në shkurt të këtij viti, Paris Hilton mori surprizën më të bukur për 40-vjetorin, propozimin e veçantë për martesë. Carter Reum, i propozoi asaj gjatë festës së ditëlindjes, e cila u organizua në një ishull privat.