Një 40-vjeçare është gjetur e vetëvarur në një banesë të braktisur në zonën e Shkozës në Tiranë.

“Më datë 23.02.2021, në një ndertesë të braktisur në Shkozë, është gjetur e vetëvarur shtetësja Sh.B., rreth 40 vjeçe. Nga kqyrja paraprake nuk vërehen shenja dhune përveç asaj të shkaktuar nga vetëvarja.”, njofton policia.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.