Një aksident i frikshëm ka ndodhur në qytetin e Peshkopisë, ku një makinë me një shpejtësi të lartë ka përplasur një qytetar i cili po kalonte rrugën.

Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale, duket se i lënduari nuk ka marrë dëmtime serioze.

Pas përplasjes, këmbësori ngrihet dhe përqafon një qytetar, i cili afrohet t’i japë ndihmë.

Ndërkohë shoferi tenton të largohet për të shmangur procedurat me policinë, por qytetarët e pranishëm mundohet ta ndalojnë.