E çuditshme, por e vërtetë. Është shitur në ankand për shifrën e çmendur prej 1 milionë dollare facoleta që fshiu lotët Lionel Mesi në konferencën për shtyp të lamtumirës.

Facoleta u nxor në ankand 24 orë pas konferencës për shtyp, ndërkohë që një person shkoi dhe e mori nga koshi i plehrave.

Personi që ka paguar këtë shumë është shprehur se në atë facoletë ndodhen materiali gjenetik i sulmuesit argjentinas, që tani luan për PSG-në.

Mësohet gjithashtu se facoleta është shitur në Florencio Varela të Argjentinës, raportoi media argjentinase Misiones Online.